Connect with us

Aktuale

“Jam krenare që jam shqiptare” – titujt në mediat kroate, boshnjake dhe serbe rreth koncertit të Ritës në Kosovë

Në mediat e rajoni nuk ka mundur të mos raportohet për koncertin madhështor të Rita Orës në Kosovë.

Rubrikat përkatëse në portalet e ndryshme dhe gazetat online nga vendet e rajonit kanë shkruar për ardhjen e këngëtares së famshme në Prishtinë.

Më poshtë jua sjellim disa prej titujve në mediat kroate, boshnjake dhe serbe, lidhur me koncertin e ritës në vendin tonë:

“Rita Ora mbajti koncert në Kosovë – Në një triko seksi, këngëtarja e famshme krijoi spektakël në Kosovë: ‘Jam krenare që jam shqiptare’” – është titulli i Dnevnik.hr.

“Kosovë / Rita Ora këndoi në Prishtinë para 300.000 njerëzve: Unë jam shqiptare krenare” – shkruan RadioSarajevo.ba.

“Rita Ora mbajti koncert spektakolar në Prishtinë: Krenohem që jam shqiptare” – është titulli i Klix.ba.

“Rita Ora këndoi në festën e Pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, menjëherë pas koncertit u largua nga Prishtina!” – shkruan Telegraf.rs.

“Rita Ora gjysmë e zhveshur në Kosovë” – shkruan Mondo.rs.

“Ua dhuroi një koncert për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – Ylli botëror, Rita Ora, mbajti koncert në Prishtinë para 300.000 njerëzve” – është titulli i 100posto.hr.

“Rita Ora këndoi gjysmë e zhveshur në Kosovë – Jam krenare që jam shqiptare” – shkruan Blic.rs duke iu referuar fjalës shqiptare në mënyrë ofenduese.

“Prishtina në këmbë, Rita Ora këndoi para 300.000 kosovarëve” – ka shkruar Vecernji.hr.

Edhe artikujt në mediat e rajonit janë të shoqëruar me fotografi dhe video nga performanca e yllit botëror në kryeqytetin tonë.

Kujtojmë që Rita Ora kryesoi koncertin kryesor festiv në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *