Connect with us

Aktuale

“PËRSËRI NË SHTËPI” SHKRUAN “THE SUN” PËR RITA ORËN [FOTO]

Rita Ora shfaqet në skenë me një të kuqe të ndezur, teksa bënë një perfomncë të zhurmshme në vendin e saj të lindjes, Kosovë, për të shënuar një dekadë të pavarësisë së tyre nga Serbia, nis shkrimin gazeta britanike, “The Sun”.

Këngëtarja dhe familja e saj u detyruan të iknin nga vendi kur ajo ishte më pak se një vit pas shpërthimit të luftës.

Duke folur para koncertit, 27-vjeçarja tha: “Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur në këtë pikë dhe mendoj se është vetëm fillimi i një udhëtimi të pabesueshëm për vendin tonë”, raporton Insajderi.

Në një ambient të hapur, ajo mbante një veshje të kuqe të mbuluar me bizhuteri dhe një xhaketë të keq dhe të zezë, përshkruan gazeta britanike, veshjen e Rita Orës.

Ajo pati një shfaqje energjike, ndërsa përformoi hitet e saj teksa u zhvesh në skenë.

Ylli i cili u largua nga vendi në vitin 1991 – mbylli sheshin kryesor në kryeqytetin e Prishtinës, ku u mbajt koncerti.

Ajo kishte marrë vëmendjen e medieve sociale vetëm pak ditë përpara koncertit, duke thënë se ajo ishte krenare si “ambasadorin e tyre”.

Ajo më pas ka postuar një fotografi në Instagram të saj në derën e një avioni, duke thënë se ajo ishte “aq e ngazëllyer për të performuar në qytetin tim sonte.”

Gjatë ditës, Rita u takua me Kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan tutje gazeta, “The Sun”.

Ylli qe një kohë ka qenë e zënë pasi që luan edhe në filmin “Fifty Shades Of Grey”, si motra e Gray e quajtur, Mia.

Së fundi ajo ka lansuar ​​një duet për fonogramin e filmit me Liam Payne, “For You”, këngë kjo e cila është renditur në Top 10 në filmin “Singles” të kësaj jave. /Insajderi.com

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *