Connect with us

Aktuale

Rita publikon një tjetër video nga Kosova – kur ishte ndalur për fansat që u përpoqën ta përqafonin

Rita Ora ka vazhduar më publikimin e imazheve nga qëndrimi i saj në Kosovë.

Në profilin e saj të InstaStory, këngëtarja shqiptare ka publikuar një xhirim, në të cilin shfaqet në veturë, ndërkohë që ndalet për t’u folur fansave të saj.

Në video dëgjohet Rita duke iu thënë ‘faleminderit’, ndërkohë që fansat mundohen ta përqafojnë.

27-vjeçarja është e veshur me kostumin, me të cilin performoi në koncertin e saj në Prishtinë.

Në mbishkrimin e videos është data e festës së dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht 17 Shkurt 2018.

Rikujtojmë se Rita Ora kryesoi koncertin madhështor në Prishtinë në kuadër të festimit dhjetë vjet shtet.

Është raportuar se qindra njerëz ishin grumbulluar që ta ndiqnin nga afër këngëtaren me famë botërore.

Padyshim se ky ishte një prej koncerteve më të mëdha të saj, ndërsa mediat kryesore ndërkombëtare kanë shkruar për të.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *