Connect with us

Aktuale

Miratohet ndryshimi dhe plotësimi i projektligjit për demarkacionin, të enjten mbahet seanca

Qeveria e Kosovës miratoi sot ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Për votuan ministrat shqiptarë të kabinetit të Qeverisë së Ramush Haradinaj, ndërsa ministrat e komunitetit serb abstenuan.

Haradinaj tha se pas konsultave të shumta, është marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të mbahet të enjten në ora 10:00.

Ndryshe, të martën ambasadorët e shteteve të Quintit kanë takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ku është diskutuar që të enjten të mbahet seanca për demarkacionin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *