Connect with us

Aktuale

Sela rrëfen tmerrin e 27 prillit: Vetëdija mu kthye në zyrën 334, afër meje ishte Feta Halimi (Video)

Ziadin Sela është paraqitur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit për sulmet ndaj tij me 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Ai sqaroi se si ka ndodhur e gjitha. Tha se fillimisht turma, kur ka hyrë në pres- qendër, ka filluar të gjuajnë me gjësende drejt grupit të deputetëve. Sela është goditur nga një shtizë flamuri dhe nga një monitor kompjuteri. Ai tha se në momentin kur ka ngelur i vetëm, turma kanë filluar ta godasin në kokë dhe trup dhe në ato momemte ka humbur vetëdijen dhe nuk mban mend asgjë tjetër deri në zgjimin e tij në sallën 334.

“Dhoma ishte e errët, kurse unë isha nën tavolinë. Abdulfetahi, i punësuar në Kuvend ishte me mua dhe mu prezantua, kurse bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Fetai më tha se vazhdimisht më bie telefoni. E mora, iu paraqita bashkëshortes dhe i tregova që jam gjallë. Atëherë u futën policë me veshje civile. Më veshën një duks dhe më dhanë bexh policor, bukfalisht më maskuan. Më nxorën duke bërtitur ‘kemi polic të lënduar, kemi polic të lënduar’”, ka rrëfyer Sela.

Ai tha se duhet të investigohet se si për gjithçka tjetër ka pasur videoinçizime, përveç për sulmin ndaj tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *