Connect with us

Aktuale

SHQIPTARËT DHE EMRI I MAQEDONISË , NGA BURIMET HISTORIKE

( Macedonia sive Albania)

Prodhimin e parë të konceptit të ri, kur shqiptarët e sotëm, do të diferencohen në një komunitet të veçantë, me përkatësi etnike, pa dallim të përcaktimit fetar(ortodoks apo katolik), duket se e ndeshim te shkrimtari bizantin i shek. XIV. G. Paclymeres, i cili duke folur për banorët e Eprit të Ri përdor në një rast emrin albanitë (αλβαvoι), në një rast tjetër emrin ilir Ιλλυριο?. Më vonë krahas apelativit albanit doli në shesh emri epirot.

Në disa raste, kundrejt epirotit që kishte tingull të lashtë historik, emri i albanitit u zëvendësua me atë të makedonit, gjithashtu me tingull të lashtë historik: për analogji Makedonia u bë emër i dytë i Albanisë (Macedonia sive Albania). Ndikoi në këtë mes fakti se në shekujt e parë të erës sonë provinca e Epirit të Ri me qendër Durrësin, ku bënte pjesë edhe krahina e Arbanonit, u quajt për disa shekuj Provinca e Maqedonisë së Dytë. Në këtë mënyrë, banorët e hapësirës gjuhësore shqipe u quajtën nga të huajt epirotë dhe albanitë (Epirotes et Albanenses) ose epirotë dhe makedonë (Epirote et Macedones).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *