Connect with us

Aktuale

Flamuri Kombëtar rivendoset te Rrethi

Vendosja e flamurit shtetëror te rrethi në kryeqytet ngjalli shumë reagime te disa qytetarë të vendit, raporton KTV.

Pas përfundimit të festimeve të 10 vjetorit të pavarësisë, flamuri kombëtar është kthyer sërish te rrethi i kryeqytetit. Flamuri është kthyer me një vendim që kryeministri ia ka dërguar Ministrisë së Administrimit Publik për zbatim.

Në përgjigjen e qeverisë thuhet se meqë gjendja është kthyer siç ka qenë dhe hapësirat publike të Prishtinës i menaxhon Komuna, mbetet që ajo të vendosë nëse aty duhet të jetë edhe flamuri i Kosovës.

Ndërkohë, zyrtarë të komunës nuk kanë dashur të përgjigjen rreth kësaj çështjeje. Për këtë temë nuk kanë dashur të flasin as kundërshtuesit e flamurit shtetëror, të cilët mandej patën organizuar një protestë, për ta anuluar më pas. Sipas tyre, e rëndësishme është që flamuri kombëtar është kthyer në vendin e vet.

Para gjithë këtij debati u përfshi edhe një artist, i cili vendosi flamurin e ‘off-sidet’ në futboll si reagim për politikën vendore.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *