Connect with us

Aktuale

“LOJA E FËLLIQTË E HASHIM THAÇIT”

Analisti politik Imer Mushkolaj, po e quan lojë të fëlliqur reagimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi lidhur me kundërpërgjigjen e tij ndaj personaliteteve të cilat po deklarojnë se kanë refuzuar dekorimin për 10 vjetorin e Pavarësisë.

“Një lojë e fëlliqtë e Hashim Thaçit. Zyrtarisht nga Presidenca është thënë se personalitete, media, organizata e institucione ‘janë dekoruar’, tash presidenti po thotë se janë vetëm ‘të propozuar’”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Thaçi më herët në Facebook duke i quajtur disa deklarata të individëve të pasakta, ka thënë se askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar. Mes tjerash Thaçi ka thënë sipas kritereve të tij askush nuk mund të jetë i dekoruar për kontribut dhënë shtetit të Serbisë si dhe edhe për kontribut dhënë Kosovës.

“Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar. E kuptoj frustrimin e disave, por sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht”.

“Do t’i zbatoj me përpikëri kriteret kushtetuese, ligjore dhe kombëtare, dhe sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim. Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka larguar nga lista më shumë se 500 personalitet për dekorim të propozuar por edhe të vetë propozuar.

“Në tavolinën e punës kam hiq më pak se 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propozuar, por edhe të vetë propozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë”.

“Deri më tani kam shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar. Të tjerat do t’i shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim”, ka shkruar Thaçi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *