Connect with us

Aktuale

MESAZHI I FUQISHËM I DUA LIPËS KUR MORI ÇMIMIN “KËNGËTARJA MË E MIRË” NË BRITANI

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa ka fituar çmimin “këngëtarja më e mirë” në Britani, në ceremoninë  e ndarjes së çmimeve më prestigjioze në fushën e muzikës në Britani.

Ajo ka qenë e nominuar me Kate Tempest, Jessie Ware, Laura Marling dhe Paloma Faith, teksa në skenë ka dhënë një mesazh të fuqishëm kur ka pranuar çmimin.

“Ky është një çmim i rëndësishëm për mua si femër në këto kohë të vështira për ne. Është tepër e rëndësishme që të ketë sa më shumë femra që do të ngjiten në këtë skenë. Sa më shumë femra në këtë skenë më shumë fuqi dhe dashuri në muzikë, e kësisoj edhe në botë”, ka thënë Dua Lipa, me të marrë çmimin.

Insajderi po e përcjellë LIVE ceremoninë e Brits2018 ku Dua Lipa kryeson me nominime.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *