Connect with us

Aktuale

POLICIA TREGON GJENDJEN SHËNDETËSORE TË PERSONIT QË U PLAGOSË NË PRISHTINË

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj një persona si dhe ka arritur ta konfiskoj armën me të cilën besohet se është plagosur një person në mbrëmjen e sotme në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, raporton Insajderi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Insajderin lidhur me këtë rast.

“Rreth orës 19:30 policia ka marre informatën për një plagosje me arme zjarri të ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtine. Menjëherë të gjitha njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e operative”, ka thënë Ahmeti

Po ashtu Ahmeti ka thënë se nga rezultatet e para rezulton se një person është plagosur dhe një tjetër është arrestuar. Derisa ka shtuar se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Nga rezultatet e para të veprimeve hetimore policore dyshohet për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Në të njëjtën kohe policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe ka konfiskuar një arme e cila dyshohet të jete arma e përdorur në rast. Viktima është transferuar ne QKUK për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jete. Ndërkaq policia është duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave te rastit”, ka thënë Ahmeti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *