Connect with us

Aktuale

Rama: Negociatat mund të mos hapen në qershor

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se negociatat me BE-në do të hapen, por kjo mund të mos ndodhë në pranverë ashtu siç të gjithë e presin.

Sipas tij, nëse hapja e negociatave nuk ndodh në qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit.

“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, ka thënë Rama në ABC News.

Siç dihet Brukseli ka vënë një sërë detyrash për qeverinë e Tiranës të cilat mesa duket nuk janë plotësuar ende në mënyrë bindëse.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *