Connect with us

Aktuale

Arrihet marrëveshja për votimin e demarkacionit

Ka përfunduar takimi ndërmjet partive politike, ambasadorit të SHBA-së, Greg Delawie si dhe shefes së Zyres së BE-së, Nataliya Apostalova, që është zhvilluar në objektin e Kuvendit.

Subjektet politike nga pozita dhe opozita kanë arritur të pajtohen lidhur me Projektligjin për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, pas një takimi të gjatë që është mbajtur në zyrën e Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Telegrafi mëson se partitë kanë arritur marrëveshje pak më parë që të ratifikojnë marrëveshjen e kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Ndërkaq, Lista Srpska dhe Lëvizja “Vetëvendosja”, po kundërshtojnë që të votojnë për demarkacionin. Derisa nesër është paralajmëruar që në ora 10:00 të mbahet seanca.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *