Connect with us

Aktuale

EMISIONI QË E TEPRON DUKE I DHËNË HAPËSIRË THAÇIT, MERR NJË VENDIM KOMIK

Hashim Thaçi në cilësime të ndryshme, është njëri nga personalitetet që më së shpeshti është i ftuar në emisionin Zona e Debatit. Madje ai në emisionin festiv të Vitit të Ri, ishte edhe autor i emisionit, duke e drejtuar atë, me të ftuar Baton Haxhiun, autorin e vërtetë të emisionit.

Përpos presidentit Thaçi, Zona e Debatit për shumë vite i ka dhënë hapësirë secilit mendim relevant dhe jo relevant në skenën politike, por mbrëmjen e së enjtes kur emisioni pritej të fillonte, pasi partitë politike LDK, PDK, AAK dhe NISMA u dakorduan që të ratifikojnë të premten në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00.

Në Kuvend është dërguar për ratifikim, Projektligji për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, së bashku me raportin e të ashtuquajturit “Komisionit Bulliqi” që thotë se demarkacioni është shkelje ligji dhe deklarata e përbashkët e nënshkruar mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij malazez Filip Vujanoviq.

LDK-ja po kërkon që të ratifikohet vetëm demarkacioni por pa raportin e “Komisionit Bulliqi” dhe marrëveshjen mes dy presidentëve. Kjo marrëveshje nuk e obligon Malin e Zi që të ndërmarrë hapa ligjor ose konkret për të rishikuar kontestimin e marrëveshjes.

E krejt kjo hallakamë e krijuar, ka bërë që emisioni Zona e Debatit të marrë një vendim komik: mos mbajtjen e emisionit në emër të një refuzimi estetik ndaj politikanëve.

Ky është arsyetimi:

Ka një javë që pjesa më e madhe e klasës politike kosovare ka marrë përsipër t’i bind qytetarët se – më në fund, pas gati tre vjetësh – ka arritur pajtueshmëri për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ky disponim është krijuar pas vizitës së kryeministrit malazias në Prishtinë, deklaratës së përbashkët të dy presidentëve dhe prononcimeve të vetë partive që më parë ishin kundërshtuese të ashpra të këtij procesi.

Mirëpo, kjo gjë nuk ndodhi.

Më duhet të them se gjatë gjithë këtyre viteve jemi mësuar me veprime të palogjikshme të politikanëve tanë.

Shumë herë na kanë zhgënjyer dhe na kanë dëshpëruar.

Por, kjo që përjetuam sot do të mbahet në mend gjatë.

SHPRESA E RREJSHME që iu ofrua qytetarëve të Kosovës për mundësinë e afrimit drejt liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë – nuk do t’iu falet.

Nuk ua kemi pasur borxh që të bëjnë lojëra politike deri në këtë nivel.

Për këtë arsye, sonte, Klan Kosova ka vendosur që në shenjë proteste ndaj politikanëve, të mos iu ofrojë atyre hapësirë mediale për paraqitjen e qëndrimeve të tyre.

Na kanë humbur durimin.

Në vend të Zonës së Debatit do ta ritransmetojmë koncertin e ikonës së muzikës kosovare, Sabri Fejzullahut.

Së paku për dy orë, qytetarët e Kosovës do të mund të kënaqen e të relaksohen me program argëtues dhe të largohen nga realiteti i hidhur politik.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *