Connect with us

Aktuale

JAHJAGA TREGON PËR DHURATËN E SHTRENJTË QË E REFUZOI NGA DEVOLLËT

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pretendon se kishte refuzuar një orë dore që i ishte ofruar si dhuratë nga njëra prej kompanive të familjes Devolli.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Jahjaga tha se në fillimin e mandatit të saj, që i bie në vitin 2011, në zyrën e saj ishte sjellë një dhuratë në vlerë mijëra euro.

“Ka qenë një dhuratë e cila ka qenë me vlerë mijëra euro. Nëse nuk gaboj ka qenë dikur në javën e parë apo të dytë të mandatit tim. Ka qenë një orë dore me një vlerë enorme. Ka qenë nga një biznes i Kosovës”, tha Jahjaga.

Jahjaga shtoi se këtë dhuratë ajo e kishte refuzuar me shkresë zyrtare.

“Unë me të parë vlerën e kësaj dhurate… Unë kam kërkuar që kjo dhuratë menjëherë të kthehet, ashtu si e sheh protokolli i shtetit është kthyer në mënyrë zyrtare dhe me shkresë zyrtare”, tha Jahjaga.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *