Connect with us

Aktuale

Kush është Dua Lipa, ku i morri hapat e parë të muzikës dhe sa Brit Awards i ka fituar? Shumëçka rreth karrierës së këngëtares shqiptare

Dua Lipa ka bërë një vend në industrinë e muzikës ndërsa kulmin e ka arritur duke fituar disa çmime në Brits 2018.

Si e bë pjesë e industrisë, sa shpejt arriti suksesin e saj dhe kush qëndron pas karrierës muzikore të shqiptare? Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha rreth 22-vjeçares.

Kush është Dua Lipa? Cila ishte jeta e saj e hershme?

Dua Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995 dhe shkoi në shkollën “Sylvia Young Theatre School” para se të zhvendosej në Kosovë me familjen në vitin 2008.

Ajo vjen nga familje muzikantësh pasi i ati i saj, Dukagjin Lipa është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të rokut shqiptar.

Duke u kthyer në Britani të Madhe në moshën 16 vjeçare, ajo filloi të punonte si modele dhe u përpoq të fillonte karrierën si këngëtare.

Duke shfrytëzuar YouTuben si një platformë muzikore që nga mosha 14 vjeçare, ajo u bë e njohur për coverat që publikonte para se të arrinte një marrëveshje me një kompani muzikore.

Cila ka qenë karriera e gjertanishme e Dua Lipës?

Në vitin 2015 arriti marrëveshje me Warner Bros. Records, ku debutoi me këngën “New Love” ndërsa filloi të punojë me albumin debutues.

Kënga e saj e dytë i solli suksesin e vërtetë anembanë Evropës, duke e renditur në top listave botërore.

Megjithatë, shpërthimi i saj i madh ishte me këngën “Hotter Than Hell”, i cili u bë një hit i vërtetë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA. Më 21 prill të vitit 2017, Dua publikoi këngën “Lost in Your Light”, duke u shfaqur edhe Miguel.

Ajo më në fund publikoi albumin e parë në karrierë, i cili u titullua sipas emrit të saj, në qershor të vitit 2017 – pasi data e nxjerrjes në shitje u shty dy herë.

Përpara nxjerrjes në shitje, Dua zbuloi temat e albumit të gjitha bazohen në pikëpamjet e saja personale për dashurinë, seksin dhe vetë-fuqizimin.

Lipa ka dorë në shkrimin e teksteve të çdo kënge, përveç të parit, kështu që ajo ka dhënë zemrën dhe shpirtin në këtë album.

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin dhe Dua Lipa shkruan së bashku këngën finale të albumit, Homesick.

Në fillim të dhjetorit, u zbulua se Dua Lipa ishte femra më e transmetuar në Spotify në Britani të Madhe, ku ka lënë pas yjet e tilla, si Beyonce dhe Taylor Swift.

Ajo mori dy çmime në Brit Awards 2018 dhe ishte pjesë e grupit të shfaqjeve në këtë ngjarje magjepsëse.

Cilat janë hitet më të mëdha të Dua Lipës?

Be the One

Last dance

Hotter than hell

Blow Your Mind (Mwah)

Scared to Be Lonely

Lost in Your Light

New Rules

Homesick

IDGAF

A është “singe” Dua Lipa?

Sa më shumë që bëhej më e njohur për muzikën e saj, Dua gjithashtu u përfol për lidhjet romantike duke e lidhur me muzikantët e listës A.

Dielli zbuloi personalisht se u nda me këngëtarin Paul Klein.

Dua dhe Paul, që është pjesëtar i rok grupit, LANY, u njoftuan pas takimit në koncerte britanike të verës në Hyde Park të Londrës dhe kaluan Krishtlindjet së bashku në kryeqytetin britanik.

Por romanca e tyre dështoi muaj më parë dhe më 22-vjeçarja sërish thuhet se ka filluar romancën me modelin e famshëm Isaac Carew, të cilin e ka kishte të dashur për dy vjet deri në shkurt të vitit 2017.

Dua gjithashtu thuhej se në një moment ka pasur një romancë disaditore me Harry Stylesin, por kjo asnjëherë nuk u konfirmua.

Çfarë fitoi Dua Lipa në Brit Awards 2018 dhe kë e solli në skenë me veti?

Dua Lipa mori çmimin e parë të mbrëmjes, duke u zgjedhur si “Këngëtarja më e mirë femër britanike”.

Ajo la pas në këtë kategori Jessie Ware, Kate Tempest, Laura Marling dhe Paloma Faith.

Dua fitoi edhe çmimin e dytë, atë të “Artisja e re më e mirë britanike”, ku në konkurrencë ishte edhe Dave, J Hus, Loyle Carner dhe Sampha.

Për fitore, Dua solli në skenë vëllanë e vogël, Gjinin si dhe motrën, Rinën sepse ajo tha se besonte në magji dhe në ëndrra dhe se këtë dëshironte ta përjetonin edhe familjarët e vetë nga dora e parë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *