Connect with us

Aktuale

Ndryshimet në ligjin për mediat kanë kaluar në qeveri

Parlamenti me shumicë prej dy të tretave do të zgjedhë këshillin programor të RTVM-së të caktuar nga drejtori i shërbimit publik, që do të thotë se anëtarët do të duhet të votohen edhe nga ana e opozitës.

Me ndryshimet në shërbimet e mediave audio dhe audiovizuale të cilat u miratuan nga ana e qeverisë, pritet që publiku të njihet me kandidatët ne një periudhë sa më të shkurtë. Ata duhet që te kenë së paku tetë vjet përvojë pune në media dhe të kenë mbështetje nga ana e universiteteve dhe nga organizatat relevante të mediave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në parlament do të organizohet një seancë, do të bëhet dëgjimi mbykqyrës, në të cilën këta njerëz duhet të dalin dhe të tregojnë se kush janë dhe të tregojnë planin e tyre të punës, ndërsa publiku do të bëj zgjedhjen e më të mirëve”, thonë nga qeveria.

Nga qeveria shtojnë se RTVM do të financohet drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit, ndërsa për herë të parë këtë vit parashikohet rritje me prej 0,7 përqind nga arkat e shtetit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *