Connect with us

Aktuale

OSBE/ODIHR e kënaqur me punën e ASHMAA gjatë zgjedhjeve lokale

Delegacioni i OSBE/ODIHR, i udhëhequr nga zëvendës shefi i departamentit të zgjedhjeve, Richard Lapin dhe këshilltarja për zgjedhje në OSBE/ODIHR, Tamara Otijashevil, sot në (Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) e paraqiti raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit për zgjedhjet lokale, të mbajtura më 15 dhe 29 nëntor vitin e kaluar.

Në raport thuhet se ASHMAA ka treguar profesionalizëm ne periudhën e zgjedhjeve, duke e kryer punën e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u ndanë përvoja nga monitorimi i prezantimit të zgjedhjeve që i caktoi Agjencia dhe u diskutua për propozimet e Agjencisë për ndryshimin e rregulloreve të zgjedhjeve, veçanërisht u diskutua për projektligjin e Agjencisë për ndryshime në rregullativën zgjedhore.

Theks i veçantë u vendos në propozim-ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *