Connect with us

Aktuale

Thaçi: BE-ja duhet të tregojë lidership për t’i siguruar Ballkanit të ardhme evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregojë lidership për të mos humbur mundësia që të sigurohet e ardhmja evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se është takuar me bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt, transmeton Koha.net.

“Me bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt, u pajtuam që viti 2018 është një mundësi për rajonin që të forcojë perspektivën evropiane. Në këto momente të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, BE-ja duhet të tregojë lidership dhe të mos humbasim këtë mundësi për të siguruar një të ardhme evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *