Connect with us

Aktuale

“VALA E ACARTË DO GODASË EVROPËN” – ÇFARË PARASHIKOJNË SINOPTIKANËT PËR FUNDJAVËN… 22.02.2018 20:18 ARRIHET MARRËVESHJA PËR DEMARKACION, LDK NË TAKIM URGJENT

Partitë politike të Kosovës përveç Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur të dakordohen që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Një dakordim i tillë mes partive politike sikurse PDK, AAK, NISMA dhe LDK është arritur në një takim të orëve të fundit që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Edhe pse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë dakordim, burime të Insajderit brenda takimit bëjnë të ditura se është arritur marrëveshja.

Sot gjatë ditës, Kuvendi dështoi ta ratifikojë Ligjin për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, që deputetëve i është dërguar së bashku me një raport të Komisionit për Shenjimin e Kufirit që thotë se Kosova ka humbur territor së bashku me një deklaratë të nënshkruar mes dy presidentëve, atij kosovar dhe malazez ku zotohen për rishikim të vijës kufitare sidomos në Cakorr dhe Zhlep.

Insajderi ka kontaktuar Driton Selmanajn, deputetin e LDK-së, parti kjo që sot gjatë ditës kërkoi që raporti i Komisionit Bulliqi të mos ratifikohet, por vetëm Ligji për Demarkacion dhe deklarata mes dy presidentëve,

Selmanaj i tha Insajderit se grupi parlamentar i LDK-së tashmë është në një takim urgjent të thirrur nga Avdullah Hoti, kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *