Connect with us

Aktuale

Abrashi thotë se LDK nuk do ta bllokojë procesin e Demarkacionit

Deputeti i LDK-së Arban Abrashi duke folur për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi thotë se kjo parti nuk do bllokojë procesin.

Thotë se duhet gjet zgjidhje kreative që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Abrashi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka treguar se pse me aq ngulm partia e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk pranon përfshirjen e raportit të Shpejtim Bulliqit.

“Sepse përjashtojnë njëra-tjetrën. Marrëveshja përcakton një vijë, ky raport mendon që vija duhet të jetë tjetër prandaj e përjashtojnë njëra-tjetrën, janë kontradiktore”, tha Abrashi për televizionin Dukagjini.

“Duhet të gjendet një formë kreative e cila e zgjidhë këtë situatë”, tha Abrashi.

Thotë se arritja e marrëveshjes është vetëm një fjalë larg.

“LDK nuk do të bllokojë procesin. Ka qenë konstruktive tani e sa vite dhe ka proklamuar që sa vite se kjo vijë është në rregull”, theksoi ai.

“Ne nuk jemi ata që bllokojmë dhe do të gjejmë zgjidhje kreative”, thotë Abrashi.

A do të thotë kjo se LDK do të heq dorë nga kërkesa e saj?

“Jo, jo. Tani për tani ky është qëndrimi i LDK-së”, tha Abrashi.

LDK, në seancën e sotme, nuk ka pranuar ta votojë ligjin për demarkacionin me raportin e Komisionit Bulliqi në të, ndërsa AAK e Haradinajt këmbëngul që vlerësimi i Bulliqit të përfshihet në pako.

Seanca e radhës për demarkacionin pritet të mbahet të mërkurën. Pikërisht atë ditë në Prishtinë do të jetë një delegacion me krerët më të lartë të institucioneve të BE’së, duke përfshirë Federica Mogherinin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *