Connect with us

Aktuale

Apostolova: Marrëveshja e arritur, hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka uruar partitë politike si dhe liderët e Kosovës për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Apostolova, përmes një postimi në Twitter, e ka vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm në liberalizimin e vizave.

Ajo ka ftuar VV-në dhe Listën Serbe që gjithashtu të mbështesin marrëveshjen.

“Uroj partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Një hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Ftoj VV dhe Listën Serbe që gjithashtu të mbështesin marrëveshjen që është për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Apostolova./arbresh.info/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *