Connect with us

Aktuale

Haradinaj deklarohet rreth arritjes së marrëveshjes për demarkacionin, thotë se mbetet edhe “Raporti i Bulliqit”

Përmes një komunikate, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se “kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmon për qytetarët e Republikës së Kosovës se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament”.

Po sipas njoftimit, “Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi”.

Gjithsesi nuk bëhet e qartë se si është “mënjanuar pengesa e fundit politike”, kur dihet se LDK ka refuzuar të votonte edhe raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte bërë të ditur se është arritur marrëveshja me LDK-në për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Veseli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për këtë marrëveshje falënderon Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *