Connect with us

Aktuale

HARADINAJ PUBLIKON DOKUMENTIN QË U NDRYSHUA DHE MUNDËSON RATIFIKIMIN E DEMARKACIONIT

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka publikuar dokumentin për të cilin është arritë marrëveshja mes tij dhe LDK-së të ratifikohet demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Haradinaj ka konfirmuar se Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetërorë ka pësuar ndryshimin i cili raportin e Bulliqit e konsideron si orientim. Sipas tij kjo fjalë ishte ajo që po pengonte ratifikimin e demarkacionit.

“Me marrëveshjen e re konsensuale, ndryshimi që ka pësuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror është shtesa ‘si orientim’ e shënuar me të kuqe, me kërkesë të LDK-së. Kjo fjalë ishte ajo që pengonte ratifikimin e marrëveshjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *