Connect with us

Aktuale

Haradinaj thërret konferencë të jashtëzakonshme në ora 20:00

Pas arritjes së shumë pritur të konsensusit mes pozitës dhe opozitës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit nga ana e LDK-së, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme.

“Kjo konferencë do të mbahet sot, duke filluar nga ora 20:00 në ndërtesën e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrisë.

Nuk është cekur arsyeja e konferencës, mirëpo bëhet fjalë për arritjen e konsensusit mes partive politike për demarkacionin.

Marrëveshja e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj, Kadri Veselit, Avdullah Hotit dhe Behgjet Pacollit është mirëpritur nga Natalya Apostolova, presidenti Hashim Thçi, dhe shumë udhëheqës të dikastereve dhe ministra.

Ndërkaq, ratifikimi i demarkacionit në seancën e paralajmëruar për të mërkurën pritet ti hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *