Connect with us

Aktuale

KADRI VESELI KA NJË THIRRJE PUBLIKE PËR VETËVENDOSJEN DHE LISTËN SERBE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka sqaruar edhe një herë se është arritur marrëveshja mes subjekteve politike për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ka thënë se me Haradinajn dhe Hotin është arritur marrëveshja që raporti i Bulliqit të jetë vetëm “orientim”.

“Lidhur me konsensusin e arritur sot mes subjekteve politike për çështjen e demarkacionit, dua të bëj një sqarim. Pas bisedës që kam pasur sot me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është arritur pajtueshmëri që Projektligji për Demarkacionin të mbetet i njëjtë siç ka ardhur nga Qeveria e Kosovës, përveç se në Pikën 1.2 të Nenit 3 është shtuar fjala ‘si orientim’, me kërkesë të LDK-së, pikë kjo në të cilën flitet për Dokumentacionin Zyrtar të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli më tej në këtë shkrim ka ftuar Vetëvendosjen dhe Listën Serbe që të votojnë pro ratifikimit të demarkacionit.

“Falënderoj Kryeministrin Haradinaj dhe LDK-në për vullnetin e mirë që t’i kontribuojnë arritjes së konsensusit nacional. Ftoj edhe subjektet tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, që të reflektojnë dhe të votojnë ‘pro’ Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi”, ka shkruar Haradinaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *