Connect with us

Aktuale

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar për Koha.net se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mazgit rreth orës 20:30, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Rreth orës 20:30 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të fshatit Mazgit është shkaktuar një vetëaksident trafiku ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej me lëndime të rënda”, ka deklaruar Hoxha.

Ai bën të ditur se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK, përderisa një segment i rrugës është bllokuar përkohësisht për shkak të këtij aksidenti.

“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Segmenti rrugor i autostradës nga Truda deri në Mazgit është bllokuar për komunikacion derisa njësitë policore të kryejnë procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë Hoxha për Koha.net.

Ai ka shtuar se njësitë policore për menaxhim të autostradës i janë përgjigjur rastit dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas procedurave të parapara për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar shkaqet e këtij vetëaksidenti.

Hoxha gjithashtu ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent për të shmangur aksidente të tilla.

“Njëkohësisht apelojmë te të gjithë drejtuesit që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve sepse janë vet ata që mund të kontribuojnë në reduktimin e aksidenteve që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, është shprehur Hoxha.

Hoxha bën të ditur se, “rreth orës 21:30 njësitë policore kanë ëprfunduar shikimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *