Connect with us

Aktuale

Liam udhëton në Miami pa Cherylin, ndërsa atje ka shkuar edhe Rita

Liam Payne ka udhëtuar në Miami pa partneren e tij, Cheryl, ndërsa në qytetin e Floridës ka udhëtuar edhe Rita Ora.

Këngëtarja britanike e shoqëroi të dashurin e saj në ceremoninë e Brit Awards, ku ai interpretoi së bashku me këngëtaren shqiptare hitin e tyre “For You”.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa pas ceremonisë britanike për ndarjen e çmimeve muzikore, Liam ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të vazhduar me angazhimet e tij.

24-vjeçari dhe Cheryl nuk e kishin kaluar natën bashkë pas Brit Aëards, pasi këngëtari kishte fjetur në hotel, derisa këngëtarja ishte kthyer në shtëpi.

Më pas, Payne ka udhëtuar drejt Miamit, ku një ditë më pas ka shkuar edhe Rita, transmeton The Sun.

(Foto: Getty Images)

Pas performancës në Brit Awards, këngëtarja shqiptare udhëtoi drejt Italisë për Javën e Modës në Milano, ndërsa pastaj është nisur për në SHBA.
Në postimet e saja në rrjetet sociale, në vendin e lokacionit shkruan Miami. Kjo ka bërë që mediat t’i shtojnë thashethemet se në mes dy këngëtarëve ka diçka më shumë se vetëm raporti profesional.

Rita dhe Liam bashkëpunuan në realizmin e duetit “For You” që është kënga kryesore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Në Miami, Payne do ta xhirojë një videoklip muzikor dhe do të jetë pjesëmarrës në iHeartRadio.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *