Connect with us

Aktuale

Në 398 kontrolle të mishtoreve janë asgjësuar 414 kilogramë mish të pasigurt

Mungesë të higjenës në objektet, masat të pazbatuara  për dezinfektim dhe deklarimi të parregullt të mishit, mosposedim të dokumentit komercial për dërgesën e mishit janë mospërputhjet që janë konstatuar nga kontrollet e inspektimit  që i ka zbatuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari që nga dhjetori e këndej.

Siç njoftuan nga Agjencia, me kontrollet e përforcuara të inspektimit janë përfshirë 398 mishtore  lidhur me kushtet për prodhimin, ruajtjen dhe tregtinë me mish dhe produkte të mishit

“Me kontrollet është vërtetuar se edhe disa nga operatorët nuk kanë pasur Plan për kryerjen e analizave mikrobiologjike të prodhimeve dhe përgatitjeve të mishit, ndërsa është vërtetuar se një operator me ushqim ka kryer veprimtari në objekt të paregjistruar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, theksojnë nga Agjencia.

Ai të pasigurt janë asgjësuar 414 kilogramë produktet me origjinë shtazore të cilat janë prodhuar në kushte jopërkatëse, gjegjësisht, në objekt të palejuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Kontrollet e përforcuara të mishtoreve, veterinerët zyrtarë do të vazhdojnë t’i zbatojë edhe në të ardhmen dhe që të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, thonë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *