Connect with us

Aktuale

Pacolli: Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet

Zëvendëskryeministri i parë i vendit Behgjet Pacolli, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se ndjehet i lumtur që tanimë është arritur konsensusi i plotë për kalimin e demarkacionit.
Pacolli ka shkruar se një falënderim i madh shkon për LDK-në si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

“Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur konsensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Një falënderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjve të Kosovës.

Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli që nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgjidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin.

Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të Zv. Kryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtëzakonshëm, pa të cilin do të ishte shumë e vështirë.

Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *