Connect with us

Aktuale

Victoria Beckham thyen këmbën, lëviz vetëm përmes patericave (Video)

Victoria Beckham ka qenë kohët e fundit për pushime dimërore në shtetin kanadez.

Por, duket se nuk kanë shkuar edhe aq mirë pushimet për ikonën tashmë të modës.

Ajo duket se ka pësuar një aksident gjatë skijimit në Vancouver pasi që është fotografuar teksa dilte prej hotelit me këmbën e thyer.

Bashkëshortja e ish-futbollistit, David është fotografuar në kryeqytetin britanik të Londrës teksa në duar mbante edhe patericat, të cilat e ndihmonin të ecte pasi këmbën e kishte të fashuar.

Pavarësisht se me vështirësi mund të lëvizë duket se anëtaren e “Spice Girls” po e presin shumë punë pasi që raportohet se ka shkuar të vizitojë disa prej dyqaneve të saj.

Theksojmë se së bashku me 43-vjeçaren kanë qenë edhe fëmijët si dhe bashkëshorti, David.

Ndryshe, Victoria ka pohuar muaj më parë se nuk do të ketë ribashkim të grupit të famshëm muzikor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *