Connect with us

Aktuale

Zbulohet trajneri i ri i Kosovës

Bernard Challandes mund të bëhet së shpejti trajner i ri i Kosovës.

E përditshmja zvicerane ‘Blick‘ shkruan që Challandes mund të marrë së shpejti detyrën e trajnerit te Përfaqësuesja e Kosovës, raporton portali arbresh.info.

Deri më 30 mars të vitit 2015, 66-vjeçari ishte duke udhëhequr skuadrën kombëtare të Armenisë, pjesë e të cilës është edhe ylli i Arsenalit – Henrikh Mkhitaryan, tashmë bashkëlojtar i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit në Emirates.

Sidoqoftë, raporti nga burimi i lartpërmendur, i cili përmend informacionet nga mediat kosovare, shton që Bernard Challandes mund të marrë një tjetër detyrë jashtë vendit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri tashmë ka konfirmuar se përfaqësuesja jonë do t’i zhvillojë dy ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri. Por, Vokrri nuk ka zbuluar ndonjë emër, megjithëse u raportua më pas se trajneri në fjalë është zviceran.

Challandes në të kaluarën ka drejtuar edhe klubit si Le Locle , La Chaux -de -Fonds , Yverdon , YB, Servette , Zvira U21, FCZ , Sion, Xamax dhe Thun.

Ai së fundmi ka punuar edhe si një skautë (vëzhgues) te FC Baseli.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *