Connect with us

Aktuale

Arifi: Marrëveshja e presidentëve është produkt i raportit të Bulliqit

Avni Arifin, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka komentuar marrëveshjen e arritur mes partive politike për demarkacionin.

Ai është shprehur se marrëveshja e 16 shkurtit është produkt i Raportit të Bulliqit.

Arfi është shprehur se çfarëdo nofke që merr ky raport e vërteta është se korrigjimi është aty në çdo formë dhe vullnet për ta jetësuar nuk është zbrapsur, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë në facebook:
Marrëveshja e 16 /02/2018 e nënshkruar me Malin e Zi është produkt i Raportit të Bulliqit. Kjo marrëveshje që është pjesë e ligjit për ratifikim në seancën e së mërkurës në mënyrë eksplicite kërkon korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit. Pavarsishtë, çfarë nofke merr ky raport e vërteta është se ai është aty në çdo formë dhe vullneti për ta jetësuar nuk është zbrapsur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *