Connect with us

Aktuale

Dekoratën nga Thaçi e refuzon edhe ish-kryeparlamentari Kolë Berisha

Derisa i pari i vendit, Hashim Thaçi, po vazhdon t’i shpërndajë dekoratat nga lista e gjatë e të dekoruarve, po shtohet numri i personaliteteve që po refuzon dekoratën nga ai.

Të dielën, një gjë të tillë e ka bërë edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.

“Me 23 Shkurt 2018, përmes Zyrës së Presidencës së Republikës së Kosovës, jam njoftuar se në mesin e personaliteteve që do të marrin Dekoratën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, gjendem edhe unë. Së këndejmi, njoftoj Presidencën, Presidentin aktual dhe opinion e gjerë se unë nuk do ta pranoj Dekoratën në fjalë”, ka thënë Kolë Berisha, përcjell Koha.net.

“Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë. Mirënjohjen më të vlefshme për mua e kam marr nga populli i Kosovës, me respektin që ka treguar ndaj meje dhe dashurinë që tregon për Kosovën. Kësaj here do mjaftohem me kaq”, ka thënë më tej ai.

Deri tash medaljen presidenciale për 10-vjetorin e pavarësisë, deri më tani e kanë refuzuar Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Rexhep Selimi, Agim Vinca, Veton Surroi, Rexhep Qosja, familja e ish-drejtorit të RTK-së Agim Zatriqi, gazeta “Koha Ditore” dhe dy media të tjera.

Pasi kishte parë refuzimet, Thaçi kishte deklaruar se lista e gjatë e personave janë vetëm të propozuar, por ishte përgënjeshtruar nga një email që u kishte shkuar mediave ku sqarohej se bëhet fjalë për personalitete, aktivitete e ngjarje të cilat tashmë ishte vendosur që t dekoroheshin nga Presidenca.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *