Connect with us

Aktuale

Ewan McGregor e la gruan për Mary Elizabeth, ndërsa tash e ka braktisur edhe dashnorja

Ewan McGregor është braktisur nga femra, për të cilën ai i dha fund martesës 22 vjeçare.

Revista Star bën të ditur se aktori është ndarë nga bashkaktorja në serialin “Fargo”, meqë asaj nuk i pëlqente fakti që e quanin prishëse familjesh dhe e fajësonin për përfundimin e martesës së 46-vjeçarit.

(Foto: Getty Images)

“Mary e urrente turpin e etiketimit si një prishëse familjesh. Ewan vendosi ta linte gruan për të, ndërsa tash duket se i ka humbur të dyja”, ka thënë një burim.

Ky lajm vjen vetëm një muaj pasi McGregor aplikoi për shkurorëzim nga Eve Mavrakis, me të cilën ka qenë i martuar për 22 vite. Nga kjo lidhje, ata kanë tre fëmijë bashkë

Aktori dhe Mary Elizabeth ishin kapur duke u puthur në Londër në tetor të vitit të kaluar dhe nga atëherë filloi të përfolej shumë për lidhjen mes tyre.

(Foto: Getty Images

Ndërsa McGregor tërhoqi shumë vëmendje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, ku në fjalimin e tij e falënderoi edhe gruan edhe dashnoren.
Në evenimentin që u zhvillua në muajin janar, aktori skocez fitoi Globin e Artë për rolin e tij në serialin “Fargo”. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *