Connect with us

Aktuale

Krasniqi, Vetëvendosjes: Nëse s’doni të votoni, mos u bëni presion deputetëve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se u nevojiten vetëm dy vota që demarkacioni me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës të mërkurën e javës së ardhshme.

Ai i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të votojë pro ratifikimit ose të lejojë deputetët e saj që të votojnë sipas vullnetit të tyre.

“Na vjen keq që Vetëvendosja tashmë zyrtarisht ka deklaruar se është kundër marrëveshjes or ne ju bëjmë ftesë edhe atyre që ta ndryshojnë mendjen ose së paku të mos bëjnë presion brenda deputetëve të vetë dhe t’i lënë ata të votojnë lirshëm sipas ndërgjegjes dhe bindjes së tyre”, tha Krasniqi.

“Janë 78 vota të konfirmuara nga të gjitha grupet parlamentare që e mbështesin dhe për të arritur shumicën e nevojshme nevojiten 80’, theksoi ai për televizionin publik të Kosovës.

Krasniqi theksoi se ende nuk kanë përgjigje zyrtare nga Lista Serbe.

‘S’kemi përgjigje zyrtare nga Lista Serbe’, tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *