Connect with us

Aktuale

Qeveria ia vazhdon mandatin Mustafës në krye të Telekomit të Kosovës

Qeveria e Kosovës, saktësisht, Komisioni Ndërministrorë për Ndërmarrjet Publike, organizëm që ka për detyrë të mbikqyrë dhe raportojë për ndërmarrjet publike, vendosi që Agron Mustafës, drejtorit aktual të Telekomit të Kosovës, t’ia vazhdojë mandatin për 3 muaj, në mungesë të bordit të ndërmarrjes dhe konkursit të ri, që do të duhej të shpallej dhe të zgjidhte drejtorin e ri.

Vendimi për zgjatjen e mandatatit u morë gjatë ditës së premte nga Komisioni Ndërministrorë për Ndërmarrjet Publike, pasi drejtorit aktual, Agron Mustafës, mandati i kaloi gjatë javës së kaluar, dhe në mungesë të bordit të kompanisë, Telekomi i Kosovës, u ndodhë në një situatë të paprecedentë ligjore.

Telekomi i Kosovës nuk ka bord, që do të duhej të emërohej dhe të shpallte konkursin për drejtor të ri, në mënyrë që më pas, nga kandidatët më të sukesëshëm, ta zhgjidhej potencialisht drejtori që do të menaxhojë për 3 vitetet e ardhshme me Telekomin e Kosovës.

Mustafa para se të vihej në krye të Telekomit ka qenë drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës duke u konsideruar si një udhëheqës shumë i suksesshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *