Connect with us

Aktuale

Rita Ora nuk është nga Kosova, biografi i gjyshit të saj tregon të vërtetën

Është një ndër këngëtaret më të famshme në botë dhe njihet si shqiptarja nga Kosova.

Por, duket se origjina e vërtetë e Rita Orës, nuk është ajo që të gjithë e dinim.

Ka qenë biografi i gjyshit të saj ai që ka zbuluar disa detaje lidhur me të shkuarën e tyre.

Kopi Kyçyku, ka zbuluar për Shqiptarja.com se origjina e familjes së Ritës është nga Kazazët e Shkodrës.

Orëndreqës të njohur, paraardhësit e Rita Orës (Sahatçiu) kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregëtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë, Sahatçiu.

Gjyshi i Rita Orës, regjisori i mirënjohur i Kosovës, Besim Sahatçiu, “është konsideruar si një korife i skenës teatrore televizive dhe filmike”.

Kështu shkruhet nga Prof. dr. Akil Mark Koçi në parathënien e librin biografik “Një jetë për ekranin dhe skenën” të shkruar nga Kopi Kyçyku.

Besim Sahatçiu që në rininë e tij shfaqi prirje për muzikën, më vonë u bë një nga pesonalitet më të mëdhaja të Kosovës.

Më poshtë intervista:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *