Connect with us

Aktuale

Selimi: Tash po e di si na i kanë plaçkitur tokat dikur

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, e ka komentuar konsensusin e përfaqësuesve të partive politike lidhur me marrëveshjen e përcaktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Selimi më këtë rast ka thënë se ka kuptuar se si janë plaçkitur tokat dikur, duke iu referuar arritjes së marrëveshjes për kufirin.

Deputeti i VV-së me tutje ka thënë se shtetet fqinjë herë duke i prerë tokat e herë duke i blerë janë rritur me toka të Kosovës.

“Tash po e di edhe më mirë se si na i kanë plaçkitur tokat dikur… Tash po e kuptoj edhe më shumë se si janë rritur shtetet fqinj – me tokat tona…
Herë duke na i prerë e herë duke na i blerë… herë na i paskan grabitur e herë i paskemi pas shitur…” ka thënë Selimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *