Connect with us

Aktuale

Veseli fton Vetëvendosjen dhe Listën Serbe që ta votojnë Demarkacionin

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka dhënë sqarim për konsensusin e arritur sot në mes të partive sa i përket ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar Haradinajn dhe LDK-në që kontribuuan në zgjidhjen e kësaj çështje, dhe ka theksuar se Projektligji për Demarkacionin mbetet i njëjtë siç ka ardhur nga Qeveria e Kosovës, përveç se në Pikën 1.2 të Nenit 3 është shtuar fjala “si orientim”, me kërkesë të LDK-së.

Lidhur me konsensusin e arritur sot mes subjekteve politike për çështjen e demarkacionit, dua të bëj një sqarim. Pas bisedës që kam pasur sot me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është arritur pajtueshmëri që Projektligji për Demarkacionin të mbetet i njëjtë siç ka ardhur nga Qeveria e Kosovës, përveç se në Pikën 1.2 të Nenit 3 është shtuar fjala “si orientim”, me kërkesë të LDK-së, pikë kjo në të cilën flitet për Dokumentacionin Zyrtar të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit”, ka thënë Veseli.

Veseli ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, që ta votojnë marrëveshjen.

“Ftoj edhe subjektet tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, që të reflektojnë dhe të votojnë “pro” Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *