Connect with us

Aktuale

DEPUTETIT TË VETËVENDOSJES I HIQET MASA E PARABURGIMIT

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve Ardhe Arifi, deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqni dhe Egzon Halitit, të cilët do mbrohen në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën Adea Batusha, po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”.

“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas gjykatës, ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *