Connect with us

Aktuale

Humbi gjithë familjen, babai i Evisës: Do të vejë në varreza, askush s’guxoi t’i tregonte

Visa është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti i rëndë që ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë të dielën që lamë pas, ku katër pjesëtarët e familjes Preka ndërruan jetë.

Ata po udhëtonin të gjithë në një makinë, por ky do të ishte udhëtimi i fundit për tre fëmijët dhe bashkëshortin e familjes Preka.

Ditën e djeshme, mamaja, Evisa Preka ka mësuar lajmin e hidhur të vdekjes së fëmijëve dhe bashkëshortit të saj. Gjendja e Evisës është tepër e rëndë. Babai i saj, Nuredin Lika shprehet se e bija ndodhet në gjendje shoku dhe vetëm kërkon fëmijët.

Askush nuk pati guximin që t’i tregonte të vërtetën Evisës, edhe pse ajo e kishte parandjerë dhe kërkonte herë pas here fëmijët. Teksa mjekët e mbajnë me qetësues, e vetmja gjë që Evisa do të bëjë kur zgjohet, është të shkojë tek varri i fëmijëve.

aksidenti ne shkoder flet babai i Evises

Nuredin Lika ka thënë për News 24:

E kisha shumë të vështirë t’i tregoja vajzës për ngjarjen. Asnjë s’e mori përsipër t’i tregonte. Zoti më dha forcë. Vajza ndiente që diçka e keqe kishte ndodhur. Ajo pa të shoqin me dy fëmijët në tokë pas përplasjes. Shpresonte që vajza e madhe të kishte shpëtuar. Mjekët i japin ilaçe, por sapo zgjohet, kërkon fëmijët. Evisa po lufton për jetën”.

Mes lotësh babai i Evisës shprehet se kërkon ndihmë nga shteti për kurimin e të bijës dhe se duhet ta çojë atë jashtë shtetit, por sërish dikush duhet t’i vijë në ndihmë. Ai bën me dije se deri më tani askush nuk ka ardhur t’i vizitojë, por mjekët dhe infermierët u kanë ndenjur pranë.

Burri vijon më tej:

Asnjë nuk ka ardhur ta vizitojë vajzën deri tani. Shteti duhet të ndihmojë Evisën të reabilitohet. Ajo do të qëndrojë dhe 2-3 javë në spital. Shteti të na ndihmojë ta çojmë jashtë shtetit”.

Po aq i prekur sa i ati është edhe vëllai i Evisa Prekës, Artur Lika, i cili thotë mes dhimbjes se është pranë motrës për t’i lehtësuar asaj dhimbjen.

Artur Lika shprehet:

Jemi pranë motrës t’i lehtësojmë sado pak dhimbjen. I kërkon tre fëmijët gjatë gjithë kohës. Kërkon të shkojë sa më parë në varreza…”
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *