Connect with us

Aktuale

“PATRIOTËT E VËRTETË TREGOHEN TË MËRKURËN NË SEANCËN PËR DEMARKACIONIN”

Koalicioni qeverisën me një pjesë të opozitës janë në vlugun e sigurimit të votave për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën deputetët do ta kenë para vetes në seancën e së mërkurës.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se patriotët e vërtetë do të mund ta tregojnë veten në këtë seancë.

“Ajo se çfarë i thërrasim të gjithë ata që e donë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, që janë patriot të Kosovës është se në ditën e mërkurë ne duhet të japim lajmin e mirë që të ratifikohet marrëveshja e cila është e shënimit të kufirit dhe t’i hapet perspektivë Kosovës”, ka thënë Veseli në një intervistë për Ekonomia Online.

“Duhet njëherë e mirë të mendojmë bashkërisht se vendi ynë është i përbashkët, përgjegjësia është e përbashkët dhe askush nuk ka të drejtë absolute as mbi patriotizmin as mbi kufijtë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, çështja e Kosovës është përgjegjësi e përbashkët.

“Ne duhet të punojmë bashkërisht edhe t’i mbrojmë, por ajo çka është kryesorja edhe ta çojmë edhe më përpara sovranitetin e shtetit tonë, pjesën e integrimeve euroatlantike. Në momentin aktual shënimi i kufirit, ratifikimi i shënimit të kufirit me Malin e Zi ka rëndësi shumë të madhe”, ka thënë Veseli.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *