Connect with us

Aktuale

“Qeveria kërkon t’i shndërrojë pedagogët në kapterë komunistë që i binden urdhërave”

Dy vite e gjysmë pas hyrjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës e cilësojnë atë të dështuar dhe përgjegjës për bllokimin institucional të Universitetit.
Por qeveria thotë të kundërtën, duke ia autribuar ngërçin në Universitet konfliktit të brendshëm.

Ligji përcakton Bordin si organin më të lartë kolegjial administrativ, ndërsa dhe administratorit i ka dhënë po aq kompetenca. Ndërsa Rektori është autoriteti më i lartë akademik.

Kjo sipas pedagogëve krijon mbivendosje kompetencash, ndërsa nga qeveria kërkojnë ridefinim të funksioneve juridike.

Mark Marku: I ka dhënë shumë peshë pjesës së administrimit dhe u ka dhënë shumë kompetenca. Madje u kanë dhënë aq kompetenca sa që praktikisht i bën ata si një lloj qeverie në vetëvete brenda Universitetit.

Akademikët kërkojnë shkarkimin e anëtarëve të Bordit administrativ, ndërsa thonë se organi që duhet te vendos për largimin e tyre të jetë Senati, i cili zgjedh anëtarët jo Ministria e Arsimit.

Mark Marku: Universitetet e tjera nuk flasin por kanë probleme shumë më tepër se ne.

Një pikë tjetër e nxehtë është edhe autonomia financiare. Trupa akademike thote se është detyrim i qeverisë të buxhetojë pagat, të mbulojë financiarisht kërkimin shkencor dhe infrastrukturën.

Mark Marku: Shteti pakëson buxhetin siç ka ndodhur dhe thotë rrisni fitimin. Që do të thotë se do t’ua marrim këto para studentëve por ne jemi Universitet publik.

Pedagogët i mëshojnë edhe statusit të tyre duke kërkuar fuqi vendimmarëse dhe rritje të pagave, çka ligji i arsimit të lartë nuk e parashikon.

Mark Marku: Ky ndryshim është njëlloj si ajo që bëri Enver Hoxha me ushtrinë, që hoqi gradat në ushtri, në një farë mënyre kështu është shndërruar profesori dhe pedagogët, një kapterr i thjeshtë që duhet tu bindet urdhrave dhe mbi të gjitha statusi financiar.

Në Universitetin e Tiranës, akademikët shtrojnë domosdoshmërine e një auditimi 10 vjeçar.

Mark Marku: Të bësh ti 10 herë një Fakultet dhe ndërkohë që ti nuk ke salla për studentët do të thotë që të bësh një krim.

Për kërkesat, pedagogët presin përgjigje më datën 10 mars, por duket se ky afat do të tejkalohet.

Burime pranë Minsitrisë së Arsimit thanë për Ora Neës se përgjigje do të ketë vetëm pas mbërritjes me shkrim të kërkesave pranë këtij institucioni.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *