Connect with us

Aktuale

TË HËNËN PROTESTOJNË SPECIALIZANTËT, THONË SE NUK ËSHTË REALIZUAR PREMTIMI I MINISTRIT PËR PAGAT

Specializantët e mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën në orën 12:00.

Thonë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u kishin premtuar se nga janari ata do të sistemohen në vende të punës dhe do të marrin pagë, por sipas tyre një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Nesër me 26.02.2018, në ora 12:00, do të këtë protestë të mjekëve specializantë, pranë Minstrisë së Shëndetësisë, për shkak të mosrealizimit të premtimeve të ministrit Ismajli dhe kryeparlamentarit Veseli, se nga 1 Janari asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq, Ministri i Financave, Bedri Hamza, pati deklaruar se buxheti për shëndetësi do të jetë mbi 200 milionë euro, dhe brenda këtij buxheti do të paguhen të gjithë specializantët.

“Janë shtuar mjetet për shpenzime kapitale, është rritur buxheti për 36 për qind sa i përket sigurimit të barnave esenciale, do të paguhen të gjithë specializantët, do të kemi shtim të stafit profesionist etj”, pati thënë Hamza në mbledhjen e Qeverisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *