Connect with us

Aktuale

Ahmetaj: Strategjia e BE-së e obligon Serbinë ta njoh Kosovën (Video)

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj në emisionin “Përballje” ka folur për Strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Ahmetaj theksoi se strategjia e BE-së është një dokument që e rikonfirmon se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të hapur rrugën drejt integrimit Evropian.

“Strategjia brenda për herë të parë i adresohet Kosovës si shtet i barabartë me të tjerat. Strategjia e obligon arritjen e marrëveshjes së normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë deri në vitin 2019”, ka thënë Ahmetaj.

Ajo shtoi se kjo marrëveshje e obligon Serbinë që ta njoh shtetin e Kosovës.

” Kjo marrëveshje e obligon Serbinë që ta njoh pavarësinë e Kosovës. BE-ja e ka sqaruar se ata nuk dëshirojnë ta kenë edhe një Qipro tjetër brenda BE-së. Serbia dhe zyrtarët e sajë e dinë që rruga drejt BE-së kalon nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, tha Ahmetaj.

Ish ministrja theksoi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Emisioni “Përballje”, është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.com.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *