Connect with us

Aktuale

Gorani: Nesër nënshkruaj për ngritjen e Komisionit Hetimor për demarkacionin

Iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për të mbledhur nënshkrimet për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili do të hetonte Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, nuk i janë përgjigjur të gjithë deputetët e kësaj lëvizje.

Mediat kanë raportuar se, ndonëse kanë kaluar 10 ditë, deri më tani janë vënë vetëm 28 nënshkrime nga 32 deputetë sa numëron kjo parti. Ata të cilët nuk e kanë vënë këtë nënshkrim janë deputetët: Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli, derisa të pamundur për ta dhënë nënshkrimin e ka pasur deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi që deri sot ka qenë në paraburgim.

Njëri nga këta që deri më tani nuk e kanë dhënë firmën e tyre për formimin e këtij Komisioni, Dukagjin Gorani, ka thënë për Telegrafin se beson se nesër do të bëhet pjesë e kolegëve që e kanë kërkuar hetimin e marrëveshjes. “E nënshkruaj nesër, besoj”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 16 shkurt, në ditën kur Hashim Thaçi njoftoi opinionin për një deklaratë të përbashkët me presidentin malazez, Filip Vujanoviq ku thuhet se palët merren vesh për të korrigjuar gabimet e mundshme, Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e një komisioni hetimor parlamentar që do të hetonte Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *