Connect with us

Aktuale

Normalizohet gjendja në Aeroportin “Adem Jashari”, kryeministri Haradinaj vjen sonte në Prishtinë

Janë rikthyer fluturimet dhe aterrimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas disa anulimeve të fluturimeve të bëra gjatë ditës së sotme për shkak të kushteve atmosferike.

Zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara ka njoftuar për KosovaPress, se në mbrëmje ka aterruar një aeroplan i linjës Stamboll – Prishtinë.

Ajo poashtu ka njoftuar se pas orës 17:30 janë anuluar disa fluturime, një nga Frankfurti, një nga Baseli dhe një nga Stambolli.

Gara ka bërë të ditur, se aeroplani i kompanisë i “Wizz Air” që ka fluturuar nga Londra për në Prishtinë, për shkak të motit të ligë, është dashur të aterrojë në Aeroportin e Sofjes.

Në këtë aeroplan ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Aeroporti i Sofjes ka njoftuar se aeroplani i “Wizz Air” do të fluturojë për në Prishtinë sonte në ora 22:50.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *