Connect with us

Aktuale

PAS LIRIMIT NGA PARABURGIMI, DEPUTETI I VV-SË REAGON NDAJ GJYQTARIT KALLUDRA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili është liruar sot nga masa e paraburgimit, ka thënë se rasti ndaj tij dhe tre aktivistëve të tjerë të VV-së është i montuar.

Krasniqi ka reaguar ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Beqir Kalludra, i cili shqiptoi masë paraburgimi për të dhe dy aktivistët e tjerë: Atdhe Arifin dhe Egzon Haliti.

“Gjykata e Apelit na liroi nga burgu ku po vuanim dënimin për një vepër që nuk e kishim kryer. Çka do të thotë sot dhe nesër Beqir Kalludra dhe Klani Pronto që e porositen të na dënojnë? Çka do t’i thonë familjes Dehari që ua kthyen djalin në arkivol? Çka do t’i thonë nesër Arsës së vogël kur ajo të pyet për babain e saj?”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se “rasti i montuar ndaj nesh do të mbetet në histori si turpi i sistemit të drejtësisë në këtë vend.”

“E ata që e mbuluan vendin tonë me turp, shumë shpejt do të ndjeken nga drejtësia dhe do të përfundojnë prapa grilave”, është shprehur Krasniqi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *