Connect with us

Aktuale

Sefaj u premton zjarrfikësve se do t’ua kthej dinjitetin

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj ka qëndruar sonte me zjarrfikësit e Kamenicës.

Ai në një postim në Facebook ka premtuar se do t’ia kthej dinjitetin kësaj shtrese të shoqërisë.

Ja postimi i Sefajt:

Mbrëmjen e sotme e kalova me Zjarrfikësit e Komunës së Kamenicës, ku nga komandanti i këtij stacioni, Riza Bunjaku u njoftova për punën e tyre si dhe sfidat, problemet që ballafaqohen ata gjatë kryerjes së punëve të përditshme.

Gjatë mandatit tim kam vendosur që zjarrfikësve t’ua kthejë dinjitetin. Zgjidhja e statusit të tyre dhe përmirësimi i kushteve për zjarrfikësit është prioritet i imi.

  

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *