Connect with us

Aktuale

Zëra nga BDI: Kot e kanë turrin pas Qeverisë, ne vendosim se kush?!

Paralajmërimet dhe lajmet e fundit për zgjerimin e Qeverisë dhe gatishmërinë e gati të gjitha partive shqiptare opozitare për tu bërë pjesë e pushtetit ka nxitur reagimet nga kampi i BDI-së.
Në forumet e kësaj partie janë nxitur debate për këtë temë duke shkruar se “kot e kanë, ne vendosim se kush hyn në Qeveri”, “Fjala jonë është ajo që pret punët”, “Le të marrin mësim nga një parti që iku nga Qeveria”, “Duan të bëhen copë se kush do hyjë në Qeveri, derisa para disa muajve thanë ndryshe”, “Duhet të vijnë tek ne për ti dhënë vizë”, janë disa nga komentet që vijnë nga aktivistë të BDI-së, disa prej të cilëve janë edhe zyrtarë lokal të partisë së Ahmetit. Në këtë parti asnjë nga zyrtarët e saj nuk duan të komentojnë për INA se kush do të jetë pjesë e koalicionit të zgjeruar qeverisës. “Nuk ka asgjë konkrete, ka interesim për të zgjeruar koalicionin. Ne do shqyrtojmë cdo iniciativë apo kërkesë që vjen nga partië që duan të na bashkëngjiten.”, thonë nga BDI.
Edhe nga LSDM nuk dëshirojnë të shtojnë më tepër nga paralajmërimi i Zoran Zaevit se këtë muaj do të ketë zgjerim të koalicionit qeverisës. (INA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *